Vetëndihmë / Self help (Albanian)
Mund të jetë e vështirë të kuptoni se si po ndiheni ose të dini se çfarë mund t’ju ndihmojë. Në Solace, kemi krijuar video për tema të ndryshme të shëndetit mendor dhe mirëqenies, duke përfshirë stresin, gjumin, ndjenjat e vështira dhe dhimbjen.
Videot mund t’ju ndihmojnë të kuptoni disa nga gjërat që mund të jeni duke përjetuar. Ato përfshijnë gjithashtu ide dhe teknika të thjeshta që mund t’i provoni.
Më poshtë do të gjeni tetë deklarata. Klikoni mbi cilindo deklarate që ju duket se përshkruan se si po ndiheni. Më pas do të shihni disa video që mund të jenë të dobishme.
Nuk është e nevojshme t’i shikoni të gjitha videot. Mund të zgjidhni ato që ju duken më të dobishme.
Mund të vizitoni gjithashtu drejtorinë tonë të videove për të gjetur më shumë video rreth shëndetit mendor dhe mirëqenies. Klikoni këtu për të vizituar drejtorinë.
Mund të ndiheni të shqetësuar, të tensionuar ose të paaftë për t’u çlodhur. Mund të keni shumë mendime që ju kalojnë nëpër kokë. Mund të vini re gjithashtu ndryshime në trupin tuaj, si rrahje të shpejta të zemrës, muskuj të tendosur ose ndjesi shqetësimi. Këto ndjenja mund të shfaqen kur jeta duket e vështirë, e pasigurt ose e paparashikueshme.
Ju mund të gjeni më poshtë disa video që mund t’ju ndihmojnë me këto ndjenja.
Mund të ndiheni të trishtuar, të rënduar ose pa energji shumicën e kohës. Mund të keni më pak energji ose ta keni më të vështirë të kënaqeni me gjërat. Mund të dëshironi gjithashtu të kaloni më pak kohë me njerëzit e tjerë. Këto ndjenja mund të shfaqen pas një përvoje të vështirë, një humbjeje ose periudhash të gjata stresi.
Videot më poshtë mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni dhe ta përballoni këtë vështirësi.
Ndonjëherë mund të ndiheni të shkëputur nga vetja, njerëzit e tjerë ose bota përreth jush – edhe kur jeni aty me ta. Gjërat mund t’ju duken të çuditshme, të largëta ose joreale. Mund ta keni të vështirë të vini re se çfarë po ndodh rreth jush. Kjo mund të ndodhë kur keni kaluar nëpër diçka shumë stresuese ose frikësuese.
Videot më poshtë mund t’ju ndihmojnë t’i kuptoni këto ndjenja dhe të provoni disa mënyra për t’i menaxhuar.
Mund ta keni të vështirë të bini në gjumë ose të qëndroni në gjumë. Mund të zgjoheni gjatë natës ose më herët se sa dëshironi. Gjithashtu mund të vini re se mendja juaj është shumë e ngarkuar kur përpiqeni të flini. Stresi, shqetësimi dhe përvojat e vështira mund të ndikojnë të gjitha në gjumin tuaj.
Më poshtë gjenden disa video që mund t’ju ndihmojnë me atë që po përjetoni.
Mund të keni dhimbje, shtrëngim ose ndjesi të tjera të pakëndshme në trup. Stresi dhe përvojat e vështira mund të ndikojnë si në trup, ashtu edhe në mendje. Ato gjithashtu mund ta bëjnë dhimbjen ose shqetësimin të ndihet më i fortë ose më intensiv.
Videot më poshtë ofrojnë informacion dhe ide që mund t’ju ndihmojnë.
Kujtimet e vështira mund t’ju rikthehen në mendje edhe kur nuk dëshironi. Mund të vazhdoni të mendoni për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Mund të keni gjithashtu imazhe shqetësuese, ëndrra të këqija ose makthe. Kjo mund të ndodhë pas përvojave frikësuese ose shumë të vështira.
Disa nga videot më poshtë mund t’ju ndihmojnë t’i përballoni këto përvoja.
Mund ta keni të vështirë të përqendroheni, të mbani mend gjërat ose të qëndroni të fokusuar. Mendja juaj mund të ndihet shumë e ngarkuar, ose mendimet tuaja mund të kalojnë nga një gjë te tjetra. Stresi, shqetësimi, gjumi i dobët dhe përvojat e vështira mund ta bëjnë përqendrimin më të vështirë.
Mund t’i shikoni videot më poshtë për mbështetje lidhur me këtë vështirësi.
Mund ta keni të vështirë të besoni se gjërat mund të përmirësohen. Mund të dëshironi të ndiheni më shpresëplotë ose t’i shijoni gjërat më shumë. Pas përvojave të vështira ose periudhave të gjata të stresit, ndjenjat pozitive mund të jenë më të vështira për t’u vënë re. Momente të vogla rehatie, kënaqësie ose lidhjeje me të tjerët mund të jenë ende të rëndësishme.
Mund t’ju duken të dobishme disa nga videot më poshtë.

